AKTUALITET, 7 Tetor 2017, 11:56

Humbën në zgjedhje, Fino: Keni 10 ditë kohë për t’u dorëhequr

Humbën në zgjedhje, Fino: Keni 10 ditë kohë për

10 ditë afat për të dhënë dorëhëqjen si kryetar partie në qarqe.

Ky është afati publik që Sekretari organizativ i PS-së, Bashkim Fino, u vendosi 10 kryetarëve në qarqe, që sipas tij, nuk janë funksionalë.

Kryetarët e partisë i duam 24 orë në krye të punëve të partisë. U bëj thirrje që brenda 10 ditëve të japin dorëheqjen, ta lëshojnë partinë”, - tha ish-kryeministri Fino.

Duke iu referuar zgjedhjeve të fundit parlamentare, Fino tha se “në 120 njësi administrative në raport me 383 PS ka dalë me rezultat të dobët”.

Nuk është hera e parë, që një funskionar i lartë i PS-së u bën thirrje drejtuesve politikë lokalë të japin dorëheqje./TPZ.AL/