AKTUALITET, 7 Tetor 2017, 11:31

Xhaçka skicon ushtrinë “Rama 2”: Nga pastrimet e rrugëve, tek asistenca mjekësore

Xhaçka skicon ushtrinë “Rama 2”: Nga pastrimet e

“Rrugë, ura, vepra publike, pastrime territori, asistencë mjekësore në fshatra të thellë, angazhime në situata emergjente”. 

Ushtria shqiptare po merr gjithmonë e më shumë një karakter social.

100 ditët e para të qeverisë “Rama 2” dhe të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, do të krijojnë profilin e një ushtrie që do të ndodhet më pranë situatave të shpeshta emergjente.

Betejat tona nuk janë vetëm me armë e kundërshtarë përballë por beteja për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë dhe më të denjë për të qenë atdheu ynë, Shqipëria që duam”, - tha ministrja Xhaçka, e dyta femër në krye të Mbrojtjes, pas Mimi Kodhelit./TPZ.AL/