SPORT, 22 Shtator 2017, 22:08

Shënoi një supergol, Lenjani në formacionin ideal në Zvicër

Është superjava e Ermir Lenjanit. Dje mbrojtësi i majtë shënoi golin e parë të tij pas tre vjetës, e që i shpëtoi vendin e punës trajnerit të tij, Paolo Tramexanit, te Sioni. Sot, Ermir Lenjani u përshi në formacionin ideal të javës në kampionatin zviceran.

Një “TOP-11” i ndërtuar nga portali Welovefootbal.ch dhe njw vend i merituar nga lojtari i Kombëtares shqiptare.