AKTUALITET, 2 October 2017, 10:21

Tmerr në Francë, ISIS merr përsipër sulmin në stacionin e trenit

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin në stacionin e Marsejës në Francë, prej të cilit humbën jetën dy gra. Paniku shpërtheu pasi sulmuesi ndau fytin e një gruaje dhe theri një tjetër në stomak.

Dëshmitarët thanë se sulmuesi, bërtiti "Allahu Akbar" , para se policia të mbërrinte në stacionin Shën Charles në Francën jugore, aty ku ndodhi ngjarja.

Sipas pretendimeve të ISIS, sulmuesi është anëtar i këtij grupimi terrorist, duke marrë kështu përgjegjësinë për këtë ngjarje. "Ekzekutuesi i operacionit të therjes në qytetin e Marseillës ... është nga ushtarët e Shtetit Islamik", tha një deklaratë nga Agjencia e Propagandës së ISIS.

Udhëtarët e tjerë në stacionit përshkruan skena paniku, pasi forcat e sigurisë evakuuan pasagjerët.

Duke konfirmuar dëmtimet dhe vdekjet, Oliver de Mazieres, një zyrtar lokal, tha: "Dy viktima janë therur,  por mbeten ende të paidentifikuara".