TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesfushori shqiptar me pasaportë maqedonase, Enis Bardhi, është shndërruar në një nga zbulimet e këtij fillimi të La Ligës, tha për agjencinë spanjolle të lajmeve, EFE, se ai zgjodhi të pranonte të luante për Levanten, pasi si presidenti,trajneri dhe drejtori sportiv i treguan “dëshirën e tyre” për ta rekrutuar atë.
Bardhi ka shënuar deri tani tre gola në katër ndeshje që ai ka luajtur, dy prej tyre me goditje direkt dënimi, ndërkohë që nuk luajti në ndeshjen kundër Realit të Madridit, pasi trajneri vendosi që ai të qëndronte në bankinë.
Bardhi, i lindur në Shkup të Maqedonisë 22 vjet më parë, ishte komplet i panjohur në Spanjë kur Levante bëri të ditur, më 17 korrik, se kishte arritur një marrëveshje me hungarezët e Dozha Ujpeshtit në shumën e 1,5 milionë eurove duke nënshkruar një kontratë me Bardhin deri në vitin 2020, me një klauzolë prishje marrëveshje prej 25 milionë eurosh.
Pas paraqitjeve të tij në këtë fillim të Ligës, Bardhi është tani një nga sensacionet e sezonit në Spanjë, vendi që po i arrin të përmbushë një “ëndërr të fëmijërisë”.
Bardhi, me prindër shqiptarë, por i lindur në Maqedoni, rikujtoi edhe fillimet e tij në botën e futbollit dhe shpjegon se ishte një xhaxhai i tij dhe një ish-futbollist profesionist i vendit të tij që e bindën t’i dedikohej vetëm futbollit.
“Familja ime ishte një familje normal. Unë jam stërvitur gjithmonë dhe gjithmonë kam pasur ndihmën e prindërve të mi, të cilët gjithmonë kanë besuar te mua. Xhaxhai im ishte një futbollist shumë i mirë në Maqedoni dhe qysh kur isha i vogël unë gjithmonë e kam dashuruar futbollin. I dhashë babait tim se, unë dëshiroja të luaja futboll dhe ai gjithmonë më ka ndihmuar mua”, tha lojtari i Levantes.
Karriera futbollistike e Bardhit nuk ishte pa problem, pasi atij i duhet të bënte 20 km dhe të merrte trenin për në Shkup.
Kur ishte vetëm 16 vjeç ai u largua drejt Suedisë për të luajtur me një ekip të Kategorisë së Tretë, por u kthye pa mundur të tregojë potencialin e tij.
“Shkova në Suedi me një trajner që e njihja për të luajtur në Kategorinë e Tretë, por nuk munda të luaja, pasi isha i vogël dhe kisha probleme me pasaportën për shkak se Maqedonia nuk i përkiste Bashkimit Europian”, – shpjegon Bardhi.
Bardhi, i cili në ditën e prezantimit të tij rrëfeu se ai e pëlqente goditjet e lira të Kristiano Ronaldos, gjeti suksesin në Hungari me Ujpeshtin, ekip për të cilin sezonin e kaluar ai shënoi 12 gola në 29 ndeshje, dhe ia doli të tërheqë vëmendjen e drejtuesve sportivë të Levantes.
“Unë isha i suksesshëm në Hungari dhe më duhet të falënderoj të gjithë anëtarët e Ujpeshtit, pasi unë isha shumë mirë atje. Sigurisht, të luash në Spanjë të bën dikush në vendin tënd”, tha mesfushori maqedonas, autor i tre golave.
Drejtori sportiv i Levantes, Visente Blanko “Tito”, i befasuar nga paraqitja e mirë e Bardhit në Hungari, priste të shikonte paraqitjen e tij edhe në Kampionatin Europian U-21 gjatë verës së kaluar.
Pas ndeshjes së Bardhit kundër Spanjës dhe pas bisedimeve më anëtarë të ndryshëm të stafit të ekipit spanjoll, ai vendosi të paguajë 1.5 milionë euro për futbollistin nga Ballkani.
(Marrë nga Estadiodeportivo.com)