TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule kritikoi kryeministrin Rama, duke thënë se ka zhvlerësuar pronat në bregdet, duke lënë të kuptohet se kjo është bërë për të favorizuar oligarkë pranë qeverisë.
Vangjel Dule: Me vendim të kryeministrit Rama, është vendosur që çmimi i tokës në Himarë të jetë 35 euro, ndërkohë që në Librazhd është 90 euro. Jemi i vetmi vend, ku nuk mund të ndërhyjë shteti, të shpronësojë një privat, për një priovat tjetër, vetëm në Shqipëri ndodh, me vendim të kryeministrit Rama.
Dule u përplas edhe me deputetin Hyseni për disa prona në zonën e Nivicës.
Vangjel Dule: Rasti i Nivicës na ka premtuar Rama me Alket Hysenin se do na regjistrojë pronat, prandaj nuk do të mbështesim, pasi ende nuk e kemi regjistruar pronën edhe pse e kemi marrë atë. Ti ke mashtruar popullin e Nivicës i cove sms e Ramës, për ti regjistruar tokën, i premtove regjistrimin e tokave. A përfshihet në Nivicë ndërtimi i një rezorti turistik?
Hyseni: Ata do marrin lekët për këtë gjë./TPZ.AL/