AKTUALITET, 12 Tetor 2017, 20:26

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë Dritan Prifti

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë Dritan Prifti

Është ndarë nga jeta në moshën 49 vjeçare, ish ministri i energjitikës, Dritan Prifti. Ky i fundit vuante prej kohësh nga një sëmundje agresive e gjakut. Së fundmi Prifti i ishte nënshtruar edhe një operacioni mjaft të komplikuar në Itali dhe më pas është kthyer për të vazhduar mjekimin në Shqipëri.

Prifti ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në vitet 2009-2013, ndërsa mbajti postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga viti 2009 deri në 2010-ën.

I shprehim ngushëllimet familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

/ TPZ.AL /