AKTUALITET, 12 Tetor 2017, 21:39

Alket Hyseni: Në bregdet kanë dalë pronarë nga veriu

Alket Hyseni: Në bregdet kanë dalë pronarë nga veriu

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh edhe ish kreu i Task-forcës për pronat në kryeministri, Alket Hyseni pranoi problemin e rëndë me tjetërsimin e pronave në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hyseni u shpreh se në bregdetin shqiptar kanë dalë trashëgimtar njerëz me origjinë nga Veriu i vendit.

“Në bregdet janë shfaqur pronarë nga zona të largëta të veriut, që nuk kanë lidhje me atë zonë.” – shprehet Hyseni.

Ndërkohë një nga pronarët, i cili është në proces gjyqësor, Gëzim Poçari, përmend edhe emra politikanësh se kush qëndron pas grabitjes së pronave.

“Unë jam në pronar në Onufër, ku 142 hektarë mi ka grabitur mafia e pronave. Gagnsterizmi shtetëror që maskohet me të majtën dhe të djathët. Tokën time sot, e ka shteti e ka shtetëzuar në 1947, pas viteve 90 me ligjet në fuqi sot tokën time e kanë miqëtë e kryetarit të bashkisë dhe të ministrisë së turizmit. Arben Malaj është një nga personat vip, në atë kohë ai ka qenë i rëndësishëm në politikë.” – shprehet se Poçari. Por në një lidhje telefonike, Arben Malaj i kërkoi  të tregojë konkrretisht se për çfarë e akuzon, por kjo përgjigje nuk u dha nga Poçari.

Ndërkohë i ashpër ishte edhe Fatos Lubonja me kritikat e tij për çështjet e pronave, ku pronarët e vërtetë po eleminohen nga investitorë pranë qeverisë.

“Ju jo vetëm që spo ktheni pronat, por i keni privatizuar ato ja keni dhënë të tjerëve të ngrenë fshatra turistikë, duke i quajtur investitorë strategjik dhe i keni eleminuar pronarët e vertëtë. Task forca juaj ka qenë thjesht një instrument, ku qëllimi i dukshëm kthimi i pronës tek pronari është vetëm fasada për të bërë grabitjen e bërë nga shteti. Unë di rastin e Palasës, ju e dini, sesi janë falsifikuar atje pronat.” – theksoi Lubonja./TPZ.AL/