TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I madh ka qenë interesimi i gazetarëve për të dëgjuar fjalën e kryeministrit Edi Rama, nëse e kishte fyer apo jo ish-kryeministrin Berisha. Por siç e nisi me batutat për ERTV-në, ashtu edhe e mbylli me gazetaren e News 24, Marsela Karapanço, e cila i vuri në pah kryeministrit një “lapsus” të vogël. Teksa i jepte një mesazh PD-së, për të zbatuar rregulloren e Kuvendit ai e quajti “motër” të përbashkët LSI-në.
“Do apo nuk do Partia Demokratike bashkë me motrën, LSI-në, parlamenti kështu do të funksionojë, edhe pse u mësuan në parlamentin mejhane, ku merrej fjala dhe flitej në hava”,- tha Rama, raporton “BalkanWeb”.
Por gazetarja Marsela Karapanço i ka kujtuar se Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së ka firmosur largimin dhe pezullimin e tij për 10 ditë nga jeta parlamentare.
E ndërsa ajo priste komentin e kryeministrit, ai u mendua pak çaste dhe nuk i kurseu batutat. BATUTAT NË NISJE TË FJALËS Gazetarët: Zoti Rama jeni gati? Kryeministri: Prit të shikoj pak ERTV nëse është gati Gazetarët: Po ka mjaftueshëm kamera këtu Rama (qesh): Jo, por është me rëndësi
BATUTAT ME GAZETAREN
Gazetarja: Zoti Rama, ju e quajtët motër LSI-në, por Vasili ka firmosur për përjashtimin tuaj nga jeta parlamentare për 10 ditë
Rama: Të mos merremi me aspektin qesharak të punës suaj, por të merremi me aspektin qesharak të opozitës. Gazetarja: Zoti Rama pse e quajtët motër LSI-së
Kryeminsitri: Të lutem tani, hë motër.
Gazetarja: Unë nuk jam LSI-ja
Rama: Hë të lutem, zemër, motër
BalkanWeb