TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar një foto në faqen e saj në facebook, ku shihet kryeministri Rama bashkë me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.
“Edi Rama me koalicionin e tij të krimit! Këto janë pjesa e tepsisë dhe drejtuesit e timonit!” – shkruan zonja Kryemadhi.
Ndërkohë, e ftuar në emisionin ‘Opinion’, kryetarja e Lëvizjes Sopcialiste për Integrim, ka akuzuar Ramën ngjan me diktatorin koreano-verior Kim Jong-un, në sjelljet e tij.
“Pa pikë turpi shikojmë edhe një kryeministër që të kujton Kim Jong-un, por që është më i gjatë dhe që thotë se e kam sharë nëpër dhëmbë. Çdo ditë e më shumë vendi ynë po shkon drejt diktaturës”, tha Monika Kryemadhi.
/TPZ.AL /