AKTUALITET, 12 Tetor 2017, 22:18

Andi Bushati: Në bregdetin shqiptar nuk ka kapitalistë por oligarkë

Andi Bushati: Në bregdetin shqiptar nuk ka kapitalistë por

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në mbrëmjen e sotme, është diskutuar çështja e grabitjes së pronave në bregdet.

Analisti Andi Bushati ka replikuar me deputetin e Partisë Socialiste Alket Hyseni. Sipas Hysenit, në një sistem kapitalist zhvillimi i bregdetit është normal.

Bushati ka thënë se në bregdetin shqiptar nuk ndërtojnë kapitalistët por oligarkët. Bushati i'u referuar projektit të kompanisë franceze "Club Med", e cila u dëbua për shkak të protestës së banorëve. Nga ana tjetër Bushati tha se me oligarkët shqiptar nuk ndodh e njëjta gjë, sepse kanë mbrapa qeverinë dhe pushtetin.

"Nëse një nga firmat më të mëdha të turizmit e zbojnë, dhe asnjë oligarkë shqiptar nuk e zbojnë dot, atëherë do të thotë se ai bën ligjin sepse ka qeverinë mbrapa" u shpreh Bushati. /TPZ.AL/