AKTUALITET, 12 Tetor 2017, 19:33

Flamur Noka: Edi Rama një rrugaç, duhet të ishte përjashtuar ai dhe jo unë

Flamur Noka: Edi Rama një rrugaç, duhet të ishte

Flamur Noka foli pak minuta më parë për median, lidhur me përjashtimin e tij nga seanca plenare.

Noka u shpreh se është e turpshme që u përjashtua ai dhe jo Edi Rama. Sipas Nokës, Rama është një rrugaç që ka përdorur fjalë fyese ndaj ish kryeministrit Berisha.

"Edi Rama fliste me fjalor rrugaçëror. Në vend të përjashtohet kryeministri që përdor zhargon rruge, përjashtohet deputeti që zbaton rregulloren."

Noka ka mohuar të ketë fyer kryetarin e kuvendit dhe u shpreh se e drejta e tij është shkelur sepse nuk i është dhënë fjala për procedurë.

"Partia Demokratike nuk do të pranojë këtë qëndrim banditesk" u shpreh Noka. / TPZ.AL /