AKTUALITET, 12 Tetor 2017, 17:22

Seanca rinis dhe ndërpritet sërish, Noka nuk del nga salla

Seanca rinis dhe ndërpritet sërish, Noka nuk del nga salla

Rinis seanca e Kuvendit, ndërsa Flamur Noka duket se nuk ka ndërmend të largohet nga salla, edhe pas përjashtimit të tij nga ana e kryetarit Ruçi. Ky i fundit i ka kërkuar fillimisht Nokës të lirojë sallën dhe më pas ka ndërprerë sërish seancën dhe ka njoftuar se do të vazhdojë sërish nesër në orën 08:30.

Nga ana tjetër, Noka ka sfiduar të gjithë me përjashtimin e tij dhe ka thënë se nuk largohet nga salla, pa u larguar më parë kryeministri Edi Rama. Jashtë kuvendit, kreu i PD-së, Basha ka akuzuar Ruçin për shkelje të rregullores dhe Ramën se ka frikë nga debate për reformën zgjedhore.

TPZ.AL