TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se ngjarja që tronditi një ditë më parë Lushnjën është vetëm fillimi i një masakre që do të ketë pasoja të rënda. Kjo situatë sipas tij do të vijë si pasojë e faktit se asnjë nga personat e vrarë nuk ka qenë objektiv i atentatit.
“Për fat të keq është vetëm fillimi i një masakre. Në Lushnjë sapo kanë filluar. Autorët e kësaj ngjarje nuk kanë pasur asnjë qëlluar objektiv të rëndësishëm. Si ka mundësi që Orges Bilbili është dënuar me 11 vjet burg dhe ishte i lirë? Laert Haxhiu është kapur para dy vitesh duke trafikuar një sasi heroine. Kur e kapi policia tha që isha sepse mendova se ishin ata të Aldo Bares dhe ika. Janë gjetur tre kallashnikov në makinë. Kemi tre autorë me kallashnikov. Ky është vetëm fillimi i një masakre të vërtetë që sapo nis në Lushnjë. Unë po mendohem që të bëj apel” – u shpreh Hoxha në emisionin “Opinion”.