AKTUALITET, 12 Tetor 2017, 22:40

Turpi me pronat, e moshuara bëhet pronare 17 vjet pas vdekjes (Zbulohet dokumenti)

Në emisionin “Të Paekspozuarit” u zbuluan fakte tronditëse për falsifikimin e pronave në zonën e Himarës. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, deklaroi se një qytetare nga Himara, e quajtur Dhespulla Mai, e cila ka humbur jetën në vitin 1998, është bërë pronare e 2100 m2 tokë, pas 17 vitesh.

“Kemi një rast që një person ka ndërruar jetën në 1998 dhe ka fituar pronën 17 vjet më vonë. Këtu pa përfolur një ndërtues nga Tirana i cili ka fituar pronën, dhe pse ska lidhje me zonën. Dule ka publikuar disa dokmenta, duke përmëndur edhe tokat në jug të vendit që i janë grabituar pronarëve të vërtetë.” – ishte denoncimi i Vangjel Dules.

“Në krye të piramidës, së grabitjeve në Himarë është Edi Rama. Himara është sot në syrin e ciklonit, ky problem ndërthuhet edhe me aspekte të tjera, me përkatësinë fetare. Himara është më e ruajtur nga kaotizmi urban që ka ndodhru në zona të tjera. Para vitit 2003 ju e dini se në qendër të Himarës, janë ndërtuar nga Koço Kokëdhima disa objekte deri në 10 kate. Në qendër nuk ka pasur asnjëherë godinë mbi tre kate. Në Bashkinë e Himarës, piramida e tokave ka në majën e vetë Kryeministrin Rama. Kemi Palasën, që është bërë objekt, i mediave ndërkombëtare.” – vijonte më tej me akuat dhe denoncimet kryetari i PBDNJ.

Tpz.al disponon çertifikatën e vdekjes së  98-vjeçares Dhespulla Mai, e cila ka humbur jetën në 1998. Pjesë e dokumentave është edhe certifikata e pronësisë, e marrë 17 vite pas vdekjes./TPZ.AL/