AKTUALITET, 12 Tetor 2017, 19:09

Pas SHBA-së edhe Izraeli largohet nga UNESCO

Pas SHBA-së edhe Izraeli largohet nga UNESCO

Mësohet se Izraeli do t'i bashkohet vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe do të largohet nga organizata kulturore UNESCO.

Kryeministri i Izraelit, Benxhamin Netanyahu, e konsideroi aktin e SHBA-së si "të guximshëm dhe të moralshëm".

Kryetarja e UNESCO-s Irina Bokova, shprehu keqardhje për largimin e  SHBA-së. Ajo pranoi se politizimi i kësaj organizate, ka qenë një fenomen negativ në vitet e fundit.

Largimi i SHBA-së do të finalizohet në Dhjetor të vitit 2018.

Burimi: BBC / TPZ.AL