TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës arrestuan një shtetas turk, pasi së bashku me anëtarët e familjes kishte tentuar të kalonte kufirin me pasaporta të dyshuara të falsifikuara.
Pas hetimeve të kryera në bashkëpunim më Zyrën e Interpolit Tiranë u evidentua se shtetasi turk M. A, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë terroriste dhe kërkohej nga Gjykata e Lartë kriminale Turke.
M.A, 39 vjeç, banues në Turqi, u arrestua më datë 08 tetor 2017 dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortess ë tij, pasi së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin në Portin e Durrësit në drejtim të Italisë me pasaporta, të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve bënë të gjitha procedurat e duhura ligjore me qëllim esktradimi e tij drejt Turqisë. (d.f/TPZ.al)