TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar në emisionin ‘Opinion’, kreu i Partisë Demokratike ka zbuluar akuza mjaft të rënda për kryeministrin Edi Rama. Basha ka treguar me foto një person të kërkuar nga Interpol, i quajtur Durim Keçi, i cili bën fushatë në krah të ministrit Blendi Klosi.
“Durim Keçi është i shumëkërkuar nga interpoli, një kriminel që Edi Rama e ka përdorur për të vjedhur vota, në zgjedhjet e vitit 2009, 2011, 2013, 2015 dhe 2017. Ai ka bërë namin në zonën e Durrësit dhe të Shijakut dhe i ka siguruar pushtetin Ramës dhe Vangjush Dakos. Kam edhe tabulate telefonike ku i premtohet se sa të jetë Rama, nuk e ekstradon njeri. Pse nuk ekstradohet Durim Keçi, por nxirret në fushatë krah për krah me ministrin Blendi Klosi”, tha kreu i PD-së , Basha në ‘Opinion’.
TPZ.AL
