AKTUALITET, 10 Tetor 2017, 21:48

“Dita e fundit”, arrestohet shqiptari. Donte të plaçkiste furgonin e parave me kallashnikov

“Dita e fundit”, arrestohet shqiptari. Donte të

Kishte planifikuar të kryente vjedhjen e shekullit në Gjermani, duke sulmuar me kallashnikov një makinë të blinduar të transportimit të parave.

Por, për shqiptarin e ardhur në Koblenz nga Italia, ajo ishte “Last Day” (Dita e fundit) ashtu siç ishte edhe koduar operacioni për kapjen e tij nga Policia gjermane në zonën e Neuwied, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë.

"Ai është aktualisht në paraburgim në një institucion korrektues", tha të martën prokurori i përgjithshëm i Koblenzit për Agjensinë Gjermane të Lajmeve. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm po merren me procedurat e mëtejshme.

Gjatë operacionit "Dita e Fundit" u arrestuan 15 persona në zonën Neuwied, Frankfurt am Main dhe Butzbach në lagjen Wetterau, si dhe në Itali. /TPZ.al/