AKTUALITET, 10 Tetor 2017, 21:52

Reagon Kaubojsi: Nuk jam arrestuar, jam në traget dhe po darkoj

Ish deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj, ka reaguar pas lajmit të disa portaleve se është arrestuar në  Shqipëri. Ndocaj that për TPZ.AL, se lajmi për arrestimin e tij,është i rremë dhe se ai në këto momente është nisur drejt Barit, dhe po darkon në traget.

Nga ana tjetër, policia ka bërë një njoftim paraprak ku thuhet se ka dyshime që Ndocaj, ka mashtruar një italian me shifra të mëdha parash. Polica bën me dije se Ndocaj do të ndiqet penalisht por në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh. Ne perfundim te veprimeve te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

/TPZ.AL/