TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një interviste ekskluzive për TPZ.al, arkeologu dhe politikani i njohur, Neritan Ceka, jep alarmin për atë që po ndodh në Shqipëri me monumentet arkeologjike.
Diplomati Neritan Ceka tha se Durrësi është i shkatërruar nga ndërtimet, apo “agresiviteti i betonit” siç e përcaktoi ai.
“Durrësi është pothuajse i shkatërruar nga agresiviteti i betonit. Pavarësisht se ka një ligj që mbron qendrën e tij, betoni vazhdon marshimin e tij mbi Durrësin, i cili është qyteti më i vjetër i Shqipërisë. Është qyteti ku u krijua kombi shqiptar, ai nuk u krijua nëpër male. Autorët bizantinë thonë që shqiptarët kishin një qytet të vetin dhe ky ishte Durrësi, është qyteti simbol i historisë së Shqipërisë dhe është sot një nga qendrat më të mëdha turistike. Arkeologjia që është vlera më e madhe e këtij qyteti është nën beton edhe nën agresionin e bizneseve të ndërtimit”, - tha arkeologu veteran, autor i disa librave për objektet arkeologjike në vendin tonë.
Intervista e plotë
https://youtu.be/3ld8rLJHsNc