AKTUALITET, 1 Tetor 2017, 16:40

Vokshi nga Franca: Rama me bandat e tij blenë votat, trembën votuesit

Vokshi nga Franca: Rama me bandat e tij blenë votat, trembën votuesit

U mbajt në Nicë të Francës, Akademia e Forumit të grave të Partive Popullore Evropiane, nën kujdesin e Presidentes Doris Pack.

E pranishme në këtë forum ka qenë dhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi.

Deputetja e PD deklaroi se votimi i shqiptarëve u minua nga fenomeni i shitblerjes së votës, ndikimit të krimit të organizuar dhe përdorimit të pushtetit nga qeveritarët.

“Zgjedhjet Parlamentare të Qershorit 2017 u zhvilluan në një atmosferë dhune e presioni të vazhdueshëm, ndërsa Partia Demokratike ishte në aksion për të siguruar lirinë e votës. Paratë e drogës dhe aktiviteteve të tjera kriminale devijuan vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Devijimi i dhunshëm i votës në Shqipëri mund të ketë pasoja fatale për demokracinë. Partia Socialiste e Kryeministrit Edi Rama me rekorde korrupsioni, me mbështetjen dhe të lidhur me trafikantë të drogës dhe organizata kriminale, nëpërmjet varfërimin e popullatës dhe në shkelje të të Drejtave të Njeriut, bleu rezultatin e zgjedhjeve, kërcënoi dhe trembi votuesit. Për herë të parë, OSBE/ODHIR, në raportin final për zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri, shpreh qartë shqetësimin e madh për parregullsitë e vërejtura që ndikuan direkt në shtrembërimin të rezultatit zgjedhor: vota u ble, votuesit u kërcënuan! ‎E gjitha kjo favorizuar edhe nga kontrolli i pothuajse të gjitha mediave nga ana e pushtetit dhe në përndjekjeve të gazetarëve. Këtë të enjte, Kryeministri bllokoi të gjitha televizionet të transmetonin edhe punimet e Parlamentit, një histori e paprecedentë në censurim të hapur të së drejtës për informim dhe lirisë së gazetarëve”, tha Vokshi gjate fjales se saj.

Përgatiti: TPZ.al