AKTUALITET, 12 Tetor 2017, 10:26

Basha përplaset sërish me Ruçin: Seancat po degjenerojnë prej teje

Basha përplaset sërish me Ruçin: Seancat po degjenerojnë

 

Seanca parlamentare për ditën e sotme ka nisur sërish me debate. Ka qenë deputeti Vangjel Dule, i cili ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës projektligji për pakicat kombëtare, për t'u shqyrtuar në një tjetër seancë. Kjo gjë është refuzuar nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Më pas, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka marrë fjalën dhe ka kundërshtuar vendimin e Ruçit. Basha tha se seancat parlamentare po degjenerojnë dhe se i duhet vënë fre përpjekjes për t'i mbyllur gojën opozitës. Basha i bëri thirrje Ruçit të mbledhë këshillin e rregullores. / TPZ.AL /