TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tregtuesit online VS tregtuesit vendas
Ka dy mënyra të ndryshme të tregtimit të monedhës virtuale në LocalBitcoin, me tregtarët vendas dhe tregtarët online. Tregtarët online operojnë plotësisht nëpërmjet platformës pa u takuar me personin që po hyjnë në transaksion. Pjesa më e madhe e përdoruesve janë tregtar online. Tregtuesit vendas takohen me individët që po hyjnë në transaksion. Në faqen LocalBitcoin sqarohet se kjo nuk është një mënyrë e sigurt për të paguar një nga shitësit me një nga metodat e pagesës online. Metodat e të paguarit online janë transfertat bankare apo sistemet e tjera të pagesave. Një nga shitësit vendas në Shqipëri shkruan se preferon që të takohet në vende publike (bar-kafe) dhe shkëmbimi mund të bëhet në vende publike, ndërkohë që ka vendosur dhe një numër kontakti.Banka e Shqipërisë nuk ka licencuar asnjërin prej tyre
Banka e Shqipërisë nuk ka licencuar asnjë subjekt financiar në veprimtarinë e të cilit të përfshihet përdorimi i monedhave virtuale. Për rrjedhojë, çdo shoqëri e cila përfshihet në këtë aktivitet në Republikën e Shqipërisë nuk është e licencuar, e për rrjedhim aktiviteti i saj nuk i nënshtrohet kuadrit rregullues dhe atij mbikëqyrës nga ana e Bankës së Shqipërisë. Si pasojë, në kushtet e mungesës së rregullave që do të disiplinonin aktivitetin financiar dhe mbikëqyrjen e tyre, veprimtaria e këtyre subjekteve karakterizohet nga një shkallë e konsiderueshme rreziku dhe pasigurie, pa garanci të plota për mbrojtjen e klientëve nga humbja në investim. Nisur nga ky këndvështrim, përfshirja e çdokujt në këtë lloj veprimtarie mbetet një veprim në përgjegjësinë individuale të çdo personi që e ndërmerr atë, ka paralajmëruar banka. Të gjithë faktorët relevantë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Autoritetin Bankar Evropian dhe Bankën Qendrore Evropiane, janë duke punuar intensivisht për të vlerësuar të gjithë problematikën që lidhet me paranë virtuale, me qëllim rregullimin dhe mbikëqyrjen adekuate të saj./Monitor.al/