AKTUALITET, 16 Nëntor 2017, 14:12

Basha lëshon bombën : Kompania e heroinës ka fituar 90 tendera në Elbasan , pyet Qazon

Basha lëshon bombën : Kompania e heroinës  ka fituar 90  tendera

Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me një kompani në Elbasan e cila është cilësuar si njëra nga nyjet e infrastrukturës së heroinës nga hetimet e ndërkombëtarëve.

Gjatë fjalës së tij në parlament, Basha deklaroi gjithashtu se kjo kompani është dhe njëra ndër bizneset e mbështetura nga qeveria e Kryeministrit Rama. Sipas Bashës kompania ka përfituar 90 tendera me vlerë 20 milionë euro, ndërsa shumica e këtyre parave (15 mln euro) është marrë nga kompania në fjalë pa shpallje të tenderit.

Rrisqet e koncesioneve të dhëna nga qeveria e mëparshme e ka privati. Koncesioni prodhon energji dhe shteti përfiton. Ti çfarë do t’i lësh shtetit? Pajisjen që ka përdorur muratori i Ilir Beqajt? Ke një përfitim ti nga krimi. Cila kompani në qarkun e Elbasanit ka fituar 90 tendera, 20 mln euro nga të cilat 15 me negocim pa shpallje, dy tendera në muaj, çdo javë nga një tendër. Kush e ka këtë kompani? Pyete Qazon se ta thotë. Kjo kompani është pjesë e hetimit ndërkombëtar sepse përbën një nga nyjet e infrastrukturës së heroinës. E di? Po raportin e Këshillit të Evropës? Apo e nxori Top-Kazani dhe nuk merresh më.” – tha Basha.

TPZ.AL