TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetaret nga selia e partisë, ku ka folur për vettingun e politikanëve, krimin e organizuar, por nuk ka harruar të flasë edhe për mediat.
Basha është pyetur nga gazetarja e Gazetës "Shekulli", por e ka ngatërruar atë me gazetaren e Top Channel, për të cilin u shpreh se është në shërbim të qeverisë.
"Në raport me televizionin që përfaqësoni, kam shumë për të thënë. Është televizion tërësisht në shërbim të qeverisë. Jeni Top Channel apo jo? Aaaa Shekulli, keni një të përbashkët me Top Channel, sa i përket drejtimit dhe pronësisë, jeni në kaçurrelat e Edi Ramës", u shpreh Basha.
Basha ka vijuar me komente për Top Channel, duket thënë: "shërbëtorëve të Edi Ramës në Top Channel nuk i jap kënaqësinë të engledisen me detaje pa lidhje".
Duket se ka një acarim mes kryetarit të Partisë Demokratike dhe televizionit Top Channel. Kreu i PD, ka bërë thirrje më herët për bojkotimin e këtij televizioni.
/TPZ.AL/