AKTUALITET, 16 September 2026, 13:33

Aktgjykimi ndaj liderëve të UÇK/ BE, apel për qetësi: Tregoni përmbajtje. Drejtësia duhet të lejohet të ndjekë rrjedhën e saj

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Guillaume Mercier, tha se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre pa ndërhyrje.

“Drejtësia duhet të lejohet të ndjekë rrjedhën e saj – gjë që është veçanërisht e rëndësishme për viktimat. Autoritetet kanë përgjegjësinë të garantojnë sigurinë e të gjitha komuniteteve dhe banorëve në mbarë Kosovën”, tha Mercier.

BE-ja tha se “merr shënim” aktgjykimin e shkallës së parë dhe vlerësoi se Dhomat e Specializuara po administrojnë drejtësi përmes procedurave “të drejta, të paanshme dhe të pavarura”, të bazuara në parimin e përgjegjësisë penale individuale.

Mercier rikujtoi se personat e dënuar kanë të drejtë ta apelojnë aktgjykimin para një paneli të veçantë të gjyqtarëve të Apelit./ REL