AKTUALITET, 18 Shtator 2018, 11:42

'Toyota Auris' me 3.4 ml euro, Krimet e Rënda shtyjnë seancën për Klevi Likën, kërkoi lirinë për të shkuar në shkollë

'Toyota Auris' me 3.4 ml euro, Krimet e Rënda shtyjnë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish seancën e gjykimit për 18 vjeçarin Klevi Lika, i arrestuar për 3.4 milionë euro të fshehura në “Toyota Auris”.

Shuma e parave u kap në portin e Durrësit në datën 25 qershor 2018.

Gjatë ditës së sotme Klevi Lika ka kërkuar lirinë me pretendimin se ka filluar shkolla. Ndërsa Krimet e Rënda nuk arritën të merrnin një për shkak se në seancën munguan prokurorët e çështjes.

Prokuroria ka kundërshtuar lirimin e Likës me argumentin se po pret përgjigje nga Belgjika, Anglia dhe Italia për hetimin e origjinës së parave prej 3.4 milionë euro.

Klevi Lika, djali i pronarit të kompanisë së transportit, Edi Lika, u kap në flagrancë në portin e Durrësit duke transportuar 3.4 milionë euro nga Gjermania.TPZ.AL