AKTUALITET, 18 Shtator 2018, 12:33

Damian Gjiknuri paralajmëron rrugë të tjera me pagesë

Damian Gjiknuri paralajmëron rrugë të tjera me pagesë

Pas fillimit të pagesës për Rrugën e Kombit, duket se qeveria po përgatitet për aplikimin e këtij sistemi edhe në rrguë të tjera, pra më shumë rrugë me pagesë. Ministri Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë, dha argumentat se përse sipas tij, një gjë e tillë është e nevojshme.

“Sot që flasim kërkohet minimalisht 50 milionë euro për mirëmbajtjen normale për sistemin tonë rrugor. Aktualisht financojmë pak më pak se 30. Qeveritë e mëparshme nuk kanë financuar më shumë se 2 miliardë lekë. Ka ardhur momenti që përdoruesit e rrugës të kontribuojnë për mirëmbajtjen e rrugës. Parimi është ai që përdor rrugën dhe konsumon më shumë është e vetmja zgjidhje që kanë gjetur të gjithë vendet e botës, aq më tepër vendet me buxhet të varfër si Shqipëria” u shpreh ministri Gjiknuri sot në komisionin e Ekonomisë.