TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas lirimit nga burgu të Ermal Hoxhës, i akuzuar për drogën e Xibrakës, ka reaguar Partia Demokratike me anë të deputetit Ervin Slijanji.
Në një deklaratë për mediat ai tha se “Lirimi nga burgu i Ermal Hoxhës, pjesë e grupit të trafikantëve të Xibrakës është i papranueshëm, jo vetëm për PD, por për shumicën e shqiptarëve që duan tolerancë zero në luftën kundër krimit”.
Deklarata e plotë:
Shqiptarët duhet ta dinë se trafikanti Ermal Hoxha është liruar nga burgu për një arsye, ai ka mbrojtje direkte të Ramës.
Duke mbrojtur Ermalin, Rama mbron vëllanë e tij, që është garanti kryesor i ndërtimit të fabrikës së kokainës 4 vjet më parë. Kushtet u përgatitën një vit më parë kur bandës iu ul dënimi me disa vjet. Lirimi me urdhër të Ramës i trafikanëve të drogës është thikë pas shpine edhe per partnerët tanë ndërkombëtarë. TPZ.AL