AKTUALITET, 18 Shtator 2018, 11:17

Kur Robert Ndrenika ha një lugë çorbë të prishur

Kur Robert Ndrenika ha një lugë çorbë të prishur

Ka paur një shprehje të famshme në një nga filmat shqiptarë të Socrealizmit: “Ha diku një lugë çorbë të prishur dhe pastaj vjell tërë jetën”. Këtë t’a kujton sot një nga korifenjtë e kinemasë së atyre viteve Robert Ndrenika, i cili vazhdon të “vjellë” për temën e Teatrit Kombëtar, për të cilën së paku duhet të kishte mirësinë të heshtëte. Pasi e kishte quajtur teatrin “Jeruzalemi i tij”, që kryqëzatat Rama, Veliaj, Fusha donin ta mbysnin, pasi deklaroi se atë do të arrinin ta bënin vetëm duke kaluar mbi trupin e tij, Robert Ndrenika, e drodhi pak. Ai doli me idenë se teatri duhej shembur, se për kullat që do ngriheshin nuk i interesonte, se mbështeste tetarin e ri dhe bishte besim tek “besa e shqiptarit” që i kishte dhënë Veliaj.

Deri këtu nuk ka sagjë të keqe. “Vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë mendim” thonë francezët. “Sidomos kur kanë edhe ndonjë përfitim”- i kanë shtuar shqiptarët.

Por me sa duket “ky ndryshim mendimi” po e torturon aktorin e madh i cilin nuk rresht së foluri pro njeriut i cili e bëri të dredhojë mendje. Duke parë shkollën Kosova, e cila për hir të së vërtetës është një shembull se si duhet të sillemi me Tiranën, Ndrenika nuk ka duruar dot më dhe ka uruar që kështu të ndodhe edhe me tatrin.

Ai i ka uruar “Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zotit Erion Veliaj. Ju përgëzoj për suksesin e arritur në ndërtimin e shkollave të Tiranës, veçanërisht shkollën “KOSOVA”. Duke përdorur shprehjen e një mikut tim që thotë “Krahasimi është pjesë e jetës” shpreh bindjen e plotë se Teatri Kombëtar do të ndërtohet edhe më i mirë (me oborrin pa kulla). Edhe njëherë sukses në vazhdimësi! Robert Ndrenika (aktor teatri në pension)”, shkruan Ndrenika.

Dhe megjithëse mes dy krahasimeve nuk ka asnjë ngjashmëri, shkolla Kosova u rindërtua për të mos i lënë vend ngritjes së kullave, kurse teatri po shembet për tu lërtësuar ato, ndrenika nuk rri dot pa folur. Ashtu siç bën vazhdimisht që kur ka gëlltitur atë lugën e çorbës së prishur e cila e bëri t’a dorëzojë “Jeruzalemin” tek kryqëzatat.

Lapsi.al