AKTUALITET, 18 Shtator 2018, 11:30

Starton Champions League, ja sfidat kryesore sot dhe nesër

Starton Champions League, ja sfidat kryesore sot dhe nesër

Kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit Europian për klube do të bëjë debutimin e sezonit 2018-19 me ndeshjet e para të fazës së grupeve. Pritshmëritë janë të mëdha, sidomos pas lëvizjeve të klubeve, në tentativë për ti dhënë fund hegjemonisë së Real Madrid, fitues i tre trofeve të fundit.

Katër grupet e para do të zbresin në fushë sonte, ku ndër pretendentët për triumfin final do të shohim në veprim Barcelonën, Liverpool e PSG.

Vëmendja kryesore është e përqendruar në San siro për Grupin B, me Inter që pret anglezët e Tottenham dhe për Grupin C ku nënkampionët në fuqi sfidohen nga Paris Saint Germain.

Anfield Road është kështu skena ku do të luhet akti më i bukur i mbrëmjes. Jurgen Klopp dëshiron ti rikthehet ndjekjes së Kupës me veshë të mëdhenj, ndjekje që u ndërpre në Kiev me dëmtimin e Salah dhe gafat e Karius.

Vullkanike pritet të jenë edhe 90 minutat në Beogra. Crvena Zvezda dhe Napoli nuk mund të humbin terren në një grup ku gabimet janë të barabarata me skualifikimin.

Pesë kandidatët e tjerë, që kuotohen ndër favoritët kryesor e luajnë aktin e tyre të parë të mërkurën. Sfidat më të vështira duket se janë rezervuar për kampionët në fuqi të Real Madrid, që duhet ta zgjidhin vendin e parë me Romën, por nuk do të jetë e lehtë as për Manchester City të luajë me Lyon, pavarësisht se francezët humbën në ditët e fundit të merkatos Mariano Diaz, me destinacion Madridin.

Transferta për Bayern Mynih, Juventus dhe Manchester United në daljet e para Europiane. Interesant rikthimi i parë në Spanjë me fanellën e Juventusit për Cristiano Ronaldon, në një kompeticion ku gjithnjë është shprehur në maksimum.

Ky është edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të parë për Ligën e Kampioneve

TË MARTËN

Champions League – Grupi A

21:00 Club Brugge – Borussia Dortmund

21:00 Monaco – Atletico Madrid

Champions League – Grupi B

18:55 Barcelona – PSV Eindhoven

18:55 Inter – Tottenham Hotspur

Champions League – Grupi C

21:00 FK Crvena Zvezda – Napoli

21:00 Liverpool – Paris Saint Germain

Champions League – Grupi D

21:00 Galatasaray – Lokomotiv Moscow

21:00 Schalke 04 – Porto

TË MËRKURËN

Champions League – Grupi E

18:55 Ajax – AEK Athens

21:00 Benfica – Bayern Munich

Champions League – Grupi F

18:55 Shakhtar Donetsk – Hoffenheim

21:00 Manchester City – Lyon

Champions League – Grupi G

21:00 Real Madrid – Roma

21:00 Viktoria Plzen – CSKA Moscow

Champions League – Grupi H

21:00 Valencia – Juventus

21:00 Young Boys – Manchester United