TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia demokratike do të bojkotoi parlamentin edhe në seancën e ditës së enjte. Burime për TPZ.AL tregojnë se opozita do të mblidhet gjatë ditës së enjte në qytetin e Vlorës.
Sipas tyre mbledhja në qytetin e Vlorës do jetë mesazhi i radhës për qeverinë e lidhur me krimin e organizuar, ndërsa vendimet priten të merren në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.
Bojkoti i opozitës ka nisur që në datën 3 shtator, atëherë mbledhja u zhvillua në Shkodër, më pas në Elbasan dhe Durrës.
Këtë të enjte opozita pritet të nxjerri akuza të reja dhe fakte që vërtetojnë lidhjen e qeverisë me krimin. Ndërsa Basha ka thënë se çlirimi i qeverisë nga krimi do të jetë prioritet i opozitës në këtë sesion të ri të parlamentar. TPZ.AL