AKTUALITET, 18 Shtator 2018, 12:40

Basha: Krimi po kontrollon jo vetëm qeverinë, por edhe ekonominë e shqiptarëve

Basha: Krimi po kontrollon jo vetëm qeverinë, por edhe ekonominë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët deklaroi se krimi po kontrollon jo vetëm qeverinë, por edhe ekonominë e shqiptarëve.

Nga selia e Partisë Demokratike, ku po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, Basha denoncoi me emra, inkriminimin sipas tij, të politikanëve të lartë.

Basha kërkoi nisjen e shqyrtimit të vetingut për politikanët.

Basha denoncoi lidhjet e deputetit Ergys Çyrbja me Emiljano Shullazin, akuzoi ministrat Xhafaj, Ahmetaj dhe Gjiknuri, dhe deputetët të tjerë socialiste për lidhje me krimin. Sipas tij ministri Xhafaj ndihmoi ortakët e dënuar vëllezërit Murataj të shtinin në dorë 1/3 e lojërave të fatit.

Deklarata e plotë e Bashës:

Duhet të nisë shqyrtimi i nismës kushtetuese të opozitës për të amenduar opozitën që njësoj si gjyqtaret, prokurorët, policët gardistët e thjeshtë, politikanët ti nënshtrohet vetingut, apeloi sot Basha nga selia e PD-së. Kjo nismë vjen në një kontekst dramatik për sa i përket depërtimit të krimit të nivelet më të larta të krimit, për sa i përket bashkëqeverisjes me krimin.

Kriminelët që duhet të jenë në mbrohen aspo s’ndiqen penalisht dhe nga ana tjetër licencat, lejet e ndërtimit, i jepen një dorë banditësh që kanë depërtuar në ekonominë private, që nga shtrimi i rrugëve të marrja e licencave minerale, lejet e ndërtimit. Pra krimi ka kapur edhe ekonomisë e shqiptareve.

Jemi në kushtet e një grushti shteti, shtoi ai, Rama kontrollon gjykatat, prokurorinë, ndërsa policia struket para krimit.

Deputeti Ergys Çyrbja, Emiljano Shullazin, Xhafaj, Ahmetaj dhe Gjiknuri, kanë lidhje me krimin.

Ndihmoi ortakët e dënuar vëllezërit Murataj të shtinin në dorë 1/3 e lojërave të fatit, Xhafaj mbetet Ministër i Brendshëm.

Në aferën e Xhafajt duhet të ishte marrë i pandehur Rama që shpalli ekspertizën e video-përgjimit dhe e fshehur, pengoi drejtësinë dhe shpërdoroi detyrën.

Jemi në kushtet e një grushti shteti, gjykata e lartë, dhe kushtetuesja kanë pushuar së ekzistuari. Policia struket para krimit.

Kemi Ballën me Yoyota Yaris dhe këtu prokuroria nuk vepron, madje vepron për dekonspirim, prokurori e korruptuar, e shantazhuar e blerë dhe e shitur. Duhet të kishte hapur procesin me kohë.

Prokuroria, shërbëtore e mjerë e Ramës, Balla pranoi publikisht miqësinë me një të dënuar, pjesë e bandës së Aldo Bares.

Alket hyseni ka rrëmbyer prona në jug, asgjë nuk i ka ndodhur, Arben Ahmetaj, Gjiknuri i regjistruar duke bërë Pazar me kriminelë për vota nuk i ndodh asgjë, Dakos i lidhur me krimin. Kamikazaj e Ramës në prokurorinë e Përgjithshme.

Po dje u lirua edhe ermal hoxhës, se nuk nxori emrin e Olsi Ramës, garantuesi në emër të Olsi Ramës i fabrikës së kokainës.

Dje nxori Ermal Hoxhën nga burgu, Saimir Tahiri që u vërtetua me jaht personal që lëvizte nga Mali i Zi, i jep mbrojtje politike, Xhafajt po kështu.

Xhafa dhe Tahiri kanë provat e përfshirjes së Olsi Ramës në Xibrakë, kjo është dosja me të cilën mbahet peng Edi Rama. E mbajnë peng bandat që bëjnë ligjin nga Shkodra në Vlorë. TPZ.AL