TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Familjarët e 5-vjeçares Afifela Metohu, që u aksidentua për vdekje më 30 qershor në Kurjan të Roskovecit, kanë vijuar edhe sot protestën e tyre para gjykatës së Fierit.
Skender Metohu, babai i vogëlushes në një prononcim për gazetarin Ervis Kuçi kërkoi drejtësi.
“Një vajzë 16 kg nuk mund të hidhet 6 metra distancë me 20 kilometra. Autori sot është i lirë me detyrim paraqitje. Autori e ka çuar deri në spitalin e Roskovecit e me pas është larguar. Vajza ka marr ndihmë në spitalin e Fieirt si fillim dhe pastaj e kanë nisur në Tiranë”, tha babai i viktimës, shkruan ‘BalkanWeb’.
/BW/