TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas 4 vitesh qëndrim në Shqipëri si ambasador i SHBA në Tiranë, Donald Lu ka përfunduar sot misionin e tij duke u nisur në Kirgistan.
Në një postim në “Facebook” ambasada e SHBA në Tiranë i ka uruar Donald Lus rrugëtim të mbarë në detyrën e re si ambasador në Kirgistan.
“Rrugë të mbarë, Ambasador Lu! ??️??️”, shkruhet përkrah fotos-karikaturë që ka zgjedhur ambasada.
Donald Lu do të mbahet mend nga shqiptarët për mbështetjen që dha në nisjen e Reformës së Drejtësisë, denoncimin publik të personave me rrezikshmëri të lartë si Klementin Balili dhe Emiljano Shullazi. Lu do të zëvendësohet nga Kathleen A. Kavalec. TPZ.AL