AKTUALITET, 18 Shtator 2018, 12:09

Rusia fajëson Israelin për avionin e rrëzuar në Siri

Rusia fajëson Israelin për avionin e rrëzuar në Siri
Rusia ka deklaruar se Siria ka goditur një nga avionët e saj ushtarakë, por ka fajësuar Israelin për vdekjen e 15 personave që gjendeshin në bord.

Ministria e Mbrojtjes, tha se Israeli e vendosi avioni Il-20, në sistemin e mbrojtjes së Sirisë, pa i dhënë Moskës një paralajmërim.

Avioni u zhduk nga radari në 23:00, me orën lokale. Israeli ende nuk i ka komentuar këto deklarata. Israeli rrallë e pranon se ka kryer sulme në Siri, por një zyrtar i ushtrisë, tha se fundmi se janë goditur mbi 200 objektivë iranianë në Siri, në 18 muajt e fundit. Çfarë ndodhi? Detajet janë ende të paqarta dhe versioni rus i ngjarjes duhet verifikuar. Sipas raportimeve, incidenti ndodhi reth 35 km nga bregdeti sirian, kur avioni rus po kthehej në bazën Ruse në Hmeimin, pranë Latakias. Agjensia ruse e lajmeve "Tass", thotë se avioni Il-20, "u zhduk gjatë një sulmi të katër avionëve F-16 izraelitë, mbi facilitetet e Sirisë në provincën e Latakias". Raportimet në mediat shtetetërore siriane, flasin për një sulm në atë zonë, pak përpara se avioni të zhdukej. Sipas agjensisë së lajmeve "Sana", ushtria tha se ka "kapur raketa armike, që vinin nga deti për në Latakia". Burimi: BBC  /TPZ.AL/