TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas lirimit të Ermal Hoxhës nga burgu ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike nëpërmjet kryetarit të saj Lulëzim Basha.
Basha tha me ironi se Hoxha u lirua për sjellje të mirë se nuk nxori emrin e Olsi Ramës, pasi sipas tij ky i fundit ishte drejtues i laboratorit të kokainës në Xibrakë.
Ermal Hoxhës ishte dënuar për përfshirje në laboratorin e kokainës në Xibrakë, ndërsa dje u lirua me kusht pas i kishin ngelur edhe 1 vit e 6 muaj burg.
Deklarata:
Ermal Hoxha u liria për sjellje të mirë se nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Ai ishte drejtuesi i Xibrakës. Por nuk ka mizë nën kapele.
Edhe Saimir Tahiri u vërtetua se kishte dalë nga Mali i Zi për në Itali, i jep mbështetje politike. Rama është arkitekti i trafikut të drogës në Xibrakë.
Tahiri dhe Xhafaj kanë prova për trafikun e Olsi Ramën. Ish-ministri dhe ministri e mbajnë peng vendin.TPZ.AL