AKTUALITET, 18 Shtator 2018, 12:03

Vettingu, dalin emrat e 9 kandidatëve për Këshillin Mbikëqyrës

Vettingu, dalin emrat e 9 kandidatëve për Këshillin

Komisioni i Ligjeve ka aprovuar listën me 9 kandidatët që do u dërgohen Kuvendit për votim, nga të cilët 5 prej tyre do zgjidhen anëtarë për Këshillin Mbikëqyrës të reformës në drejtësi.

Sipas Komisionit të Ligjeve 9 anëtarët përmbushin kriteret formale, ndërsa do jetë Kuvendi ai që do përzgjedhë në seancën e nesërme vetëm 5 prej tyre.

Lista prej nëntë kandidatëve përbëhet nga figura që vijnë nga fusha e avokatisë si dhe nga bota akademike. Komisioni i Ligjeve duhet t’i dërgonte Kuvendit një listë me jo më pak se shtatë kandidatë sipas procedurës.

Emrat e kandidatëve që i kalojnë Kuvendit:

Artan Spahiu

Gëzim Allaraj

Ilir Kadiu

Irna Milo

Lindita Rusmajli

Sajmir Sheri

Sajmir Vishaj

Andi Murataj

Suzana Pasha.