AKTUALITET, 18 Shtator 2018, 12:19

Zgjohet Lulzim Basha, pyet Ramën se çfarë u bë me ekspertizën e zërit të Agron Xhafajt

Zgjohet Lulzim Basha, pyet Ramën se çfarë u bë me

Kryetari i Partisë Demokratike, në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia e PD-së, i është ritkthyer çështjes për të cilën Partia Demokratike, ngriti një furtunë të madhe, atë të përgjimit të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të brendshëm, Fatmir  Xhafaj.  Sipas PD, përgjimi tregon se vëllai i ministrit ka vijuar trafikun e drogës. Pas publikimit të përgjimit, qeveria dhe vetë ministri Xhafaj, u zotuan se analiza e audio përgjimit do të vinte sa më shpejt, por kaluan shumë muaj dhe shqiptarët nuk dëgjuan më për këtë çështje.

Basha tha se analiza e audio përgjimit është kryer, por Rama po e fsheh atë. Kjo është hera e parë që kreu i PD, flet për këtë çështje, pas disa muajve heshtje.

"Krimi pasi ka kapur politikën ka kapur edhe ekonominë shqiptare. Kemi Fatmir Xhafën, të vërtetuar si njeriun që ndihmoi vëllanë e dënuar ti fshihej drejtësisë italiane dhe e ndihmoi të vazhdonte trafikun e drogës, siç e faktoi kolegu juaj, përmes investigimit gazetaresk.  Edi Rama ka shpallur para 4 muajsh ekspertizën e audio përgjimit dhe pastaj e ka fshehur. Ai ka konsmuar veprën penale të pengimit të drejtësisë. Nuk i thotë shqiptarëve, ku e bëri ekspertizën? Gjykatat kanë pushuar së ekzistuari, policia kur nuk shoqëron banditët si eskortë, struket përpara krimit që po bën kërdinë në rrugët e Shqipërisë", u shpreh Basha.

/TPZ.AL/