AKTUALITET, 16 September 2026, 13:18

Ngërçi për pagat/ Disa gjykata veçojnë administratën nga gjyqtarët, zhbllokohet fondi për punonjësit

Në kohën kur vijon konflikti për pagat në sistemin gjyqësor dhe shumë gjykata i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Apelit Administrativ, Apelit të Përgjithshëm dhe Gjykatës së Lushnjës, këto institucione kanë përpiluar listat e pagave dhe kanë veçuar listëpagesat e administratës nga ato të gjyqtarëve.

Në këtë mënyrë, siç bën me dije gazetarja  Anila Hoxha, administrata në këto gjykata është paguar dhe u janë zhbllokuar pagat.

Ndërkohë, gjyqtarët e këtyre gjykatave do të vijojnë të presin zgjidhjen e situatës lidhur me pagat e tyre.