AKTUALITET, 18 Shtator 2018, 11:53

“Edi Rama je Asad dhe Millosheviç” britmat e banorëve të Jalës që po u prishen shtëpitë

Fadromat e INUK kanë prishur disa godina në Jalë, sipas një plani për të ndërhyrë në muajin shtator. Por banorët e Jalës e kundërshtuan vendimin, megjithëse kishin përballë dhjetëra forca policie.

Të dëshpëruar ata kanë sharë dhe mallkuar Edi Ramën.

‘’Je ISIS Edi Rama, je Millosheviç, djali yt jeton në luks, ne na e prishën shtëpinë”, janë vetëm disa nga thirrjet e dëshpëruara të familjarëve që po iu prishet biznesi i tyre.

Banorët thanë se ata e kanë çuar çështjen në gjykatë dhe janë ende në proces; se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues, duke qenë se kushtet e motit kanë qenë të mira.

Ata e konsideruan dhunë, nxjerrjen nga banesat e tyre sot, ndërsa IKMT vijon me procesin e shembjes, me ndihmën dhe të forcave të shumta policore që kanë zbarkuar në zonë.

Pritet me reagim te forte nga ana e banoreve aksioni i radhes i Inspektoratit Kombëtar te Mbrojtës së Territorit, mëngjesin e sotëm ne Jale.

IKMT ka nisur aksionin ne kete zone duke pasur si synim shembjen e ndertimeve qe jane te evidentuara pa leje.

“Banorët shprehen se nuk janë njoftuar paraprakisht për aksionin e ndërmarrë, ndërsa në dhoma kanë ende turistë”- raporton “News 24”.

“Jemi me dokumente të rregullta dhe duan te na nxjerrin me dhunë nga prona e jone. Kemi bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë”- shprehen banorët.

Reagimi i IKMT

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e nëntë objekteve të ndërtuara në zonën e Jalës.

Objektet me siperfaqe të ndryshme dhe me lartësi një dhe dy katëshe, kanë pasur funksione shërbimi, kryesisht në hoteleri.

Aksioni i IKMT ka nisur pasi më parë për këto objekte është bërë proçesi i skualifikimit nga ana e institucionit të ALUIZNI-it duke u trajtuar si ndërtim i paligjshëm. Pavarësisht kësaj, sërish IKMT ka bërë njoftimet sipas ligjit.

IKMT ka qenë e mbështëtur edhe nga policia e shtetit në këtë aksion