AKTUALITET, 12 Tetor 2017, 10:27

“Banditë me pushtet”, denoncimi i Berishës: Miqtë e Taulantit gjakosën biznesmenin

Posta elektronike e ish-Kryeministrit Sali Berisa është e tejmbushur me denoncime nga “qytetarë dixhitalë” dhe mesa duket funksionon me më efiktivitet sasa platforma qeveritare Përshqipërinqëduam.com e Kryeministrit Rama.

Ish-presidenti i Republikës denoncoi një rast të ri nga “lufta për para dhe pushtet e bandave të lidhura ngushtë me qeverinë”, pikërisht ndaj miqve (Leonard Llapushi dhe Fadil Ternava) të Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilët nuk mund të jenë gjë tjetër, veçse ish-të dënuar për vrasje.

"Ja sesi banditwt e pushtetit fitojnë tenderat me qytë të revoles! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital", shkruan Berisha dhe publikon mesazhin e mëposhtëm.

“Doktor te pershendes!

Parmbreme miqte e Taulant Balles, Leonard Llapushi nga Prrenjasi i dale nga burgu para zgjedhjeve dhe Fadil Ternava nga Bulqiza edhe ky i dale nga burgu para ca vitesh i denuar per vrasje, kercenojne dhe godasin duke gjakosur me qyte pistolete biznesmenin Gezim Balla, per ti marre ketij te fundit tenderin per shfrytezimin e mineralit ne zonen e Katjelit, tashme te fituar nga ky.”  (d.f/TPZ.al)