TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Ekspozuarit” të Ylli Rakipit në News24, zbuloi detaje të reja nga seriali i vrasjeve në Elbasan, e veçanërisht për luftën e fisit Çapja.
“Në Elbasan nga vitet 97 deri në 2000 kanë qenë tre grupe kriminale. Gjithçka nisi me futjen e lojërave të fatit në Shqipëri. Sokol Çapja futi në Elbasan makina të lojërave të fatit në ato vite. Ka pasur një përplasje mes Rezart Çelës dhe Sokol Çapjes, teksa ky i fundit paguan tre njerëz me pagesë”, - tha Hoxha.
“Një ndër ta ishte dhe Dritan Sheme, i paguar me 50 mijë euro për të vrarë administratorin Rezart Cela. Me vrasjen e Çelës, italiani humbet kontrollin e lojërave të fatit. Çapja nuk pagoi pjesën e mbetur tre personave që pagoi dhe këta shkojnë vrasin Çapjen në shtator 2005. Nga ky moment nis edhe hakmarrja e fisit Çapja”, - shtoi gazetari i News24..
“Nga këta të tre, - thekson, - sot dy janë vrarë: Gentian Beqiri dhe Dritan Sheme. Vrasja e Beqirit ndodhi në vitin 2012. Më pas vritet edhe vëllai i Gentjan Beqirit, ndërsa Dritan Sheme u vra në Tiranë. Nga ky moment, Capjt nisën të vrasin edhe rrethin e tyre shoqëror, edhe Fadil Memën, i cili ka qenë kandidat edhe për deputet nga partia e Neritan Cekës”.
“Çapjat nuk janë hetuar. Janë vrarë ish-shefi i qarkullimit dhe një person që ishte në ruajtje nga policia. Nuk ka pasur asnjë hetim gjatë tetë viteve që ka qenë në pushtet ka qenë PD. Grupi që krijoi biznese të ligjshme ka qenë grupi Capja. Në këto momente fisi Çapja nuk pati asnjë interes të krijojë konflikte. Deri më 2105, fisi Çapja ka qenë mbretër të atij qyteti”, shpjegoi gjithë serialin e vrasjeve gazetari Hoxha./TPZ.AL/