TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve deklaroi se ka kaluar kohë e mjaftueshme që ish-ministri Arben Ahmetaj të jetë arratisur. Ai u shpreh se kjo kohë ka qenë e mjaftueshme për arratisjen e Ahmetajt. Bardhi shtoi më tej se në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Mandateve do dëgjohen pretendimet e avokatëve të Ahmetajt, të cilët kanë kërkuar të shqyrtojnë provat.
Ai vijoi më tej duke thënë se avokatët kanë kërkuar 24 orë të tjera dhe me gjasë autoriteti për arrestimin e Ahmetajt do jepet javën që vjen, vonesë që sipas tij nuk ka ndodhur herë të tjera.
“Kam pyetur Dumanin se ku ndodhet Ahmetaj, por nuk kam marrë përgjigje nëse ai ndodhet në Kanada apo jo. Nuk dua të aludoj për vendndodhjen e Ahmetajt kësisoj. Informacionin që patëm ne ia vumë në dispozicion prokurorisë dhe u konfirmua se ai nuk ndodhet në Shqipëri. Mes ditës së kërkesës së SPAK dhe ditës së sotme kanë kaluar 3-4 ditë, kohë e mjaftueshme për largimin e Ahmetajt dhe arratisjen.
Pyetjet tona kishin të bënin me motivin politik të kërkesës. Nuk kemi marrë përgjigje nga prokuroria për vilën e Ahmetajt në Palasë, të cilët pretendojnë se e ka marrë nga një personazh Edmond Begaj, i lidhur me mazhorancën. Nesër do dëgjojmë pretendimet e avokatëve të Ahmetajt që kërkuan të shqyrtojnë provat. Avokatët ndërkohë kanë kërkuar 24 orë të tjera, dhe me gjasë autoriteti jepet javën që vjen, dhe kjo është një vonesë që nuk ka ndodhur herët e tjera. Për Tahirin është marrë vendimi brenda dy ditëve”, u shpreh Bardhi.