AKTUALITET, 11 Korrik 2023, 18:40

“A po hetohet Edi Rama?”, Bardhi pyet SPAK, ja si përgjigjet Dumani

“A po hetohet Edi Rama?”, Bardhi pyet SPAK, ja si përgjigjet

Deputeti i PD Gazment Bardhi, gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet heqja ose jo e imunitetit të Arben Ahmetajt, i është drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumanit me disa pyetje.

Ky i fundit ka deklaruar se nuk mund të japë përgjigje për shkak të sekretit hetimor.

“Vila në Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe? Pse është ndarë çështja? A është bërë veçimi i çështjeve që këta individë të mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal?  A po hetohet Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës? A ka fuqi Arben Ahmetaj t’i bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës. A po hetohet Edi Rama?”, pyeti Bardhi.

“Sekret hetimor, nuk japim të dhëna”, u shpreh Dumani.