TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

KPA ka lënë në fuqi vendimin për prokuroren e Përmetit, Silvana Pani, e cila ishte shkarkuar që prej vitit 2020.
Vendimi u dha sot nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo.
NJOFTIMI
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 10/2021, datë 02.03.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Silvana Pani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 303, datë 05.10.2020. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në germën “a”, të pikës 1, të nenit 66, të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 303, datë 05.10.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Silvana Pani. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.07.2023. Në vitin 2020 Prokurorja e Përmetit, Silvana Pani dështoi sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të paraqiste prova për të dëshmuar pasurinë dhe në mjaft raste i solli ato jo në formën e kërkuar. KPK shprehet në vendimin e zbardhur se Pani kishte lënë pa sqaruar dhe pa u përgjigjur disa nga çështjet për të cilat i është kaluar barra e provës, ndërsa ka dhënë shpjegime kontradiktore në disa raste të tjera.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit doli në përfundimin se ajo kishte bërë fshehje pasurie, kishte konflikt interesi dhe një balancë negative pre 11.5 milionë lekësh.