AKTUALITET, 11 Korrik 2023, 17:23

Debat në Këshillin e Mandateve/ “Po e ndihmoni ish-zv.kryeministrin të arratiset”, Bardhi akuza të forta Felajt: E ke emrin në dosje, je e përfshirë njësoj si Ahmetaj

Debat në Këshillin e Mandateve/ “Po e ndihmoni

Zbardhen detaje nga debati në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet për mandatin e Arben Ahmetajt, nëse do t’i hapet apo jo rrugë arrestimit të tij. Prokuroria e Posaçme i bëri kërkesë Kuvendit për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj pas akuzave për pastrim parash, deklarim të rremë e fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv.

Arben Ahmetaj nuk ndodhet në mbledhje, por në mbrojtje të tij janë avokatët të cilët kërkuan dhe shtyrjen e mbledhjes për shkak të volumit të dosjes. Gjatë mbledhjes, deputeti Gazment Bardhi ka akuzuar deputeten e PS-së, Ermonela Felaj për përfshirje në këtë ngjarje.

Gjatë debatit të ashpër mes Bardhit dhe Felajt nëse seanca duhet të zhvillohej e hapur për publikun apo jo, sekretari i përgjithshëm i PD-së dhe kryetari i Grupit Parlamentar i është përgjigjur akuzave të deputetes socialiste Felaj duke i kujtuar se emri i saj është në dosjen e sjellë nga SPAK.

“Emri yt është në këtë dosje. Ti ke frikë sepse emri yt është në dosje. Lëri njerëzit të kuptojnë që ti njësoj si Ahmetaj ke qenë pro ndërtimit të inceneratorëve. Je në konflikt interesi! Mazhoranca ka frikë që shqiptarët të mësojnë të vërtetën për inceneratorët. Po ndihmon Ahmetajn që të arratiset dhe SPAK mos ta kapë atë.", -u shpreh Bardhi në debat e sipër.