AKTUALITET, 11 Korrik 2023, 17:47

Rama në Samitin e NATO-s: I shqetësuar për situatën në Veri, mund të ndizet një vatër tjetër zjarri nga...

Rama në Samitin e NATO-s: I shqetësuar për situatën në

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, tha sot nga Lituania se është i shqetësuar lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

Gjatë një bashkëbisedimi me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo në samitin e NATO-s në Vilnius, Rama u shpreh se mund të ketë vatër zjarri dhe kërcënim për hapjen e një konflikti.

“Jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden sot në Këshill, që foli për këto tema. Problemi i Ballkanit Perëndimor sot, në lidhje me sigurinë, ndoshta mund të mos jetë në të njëjtën madhësi, të problemit të madh ukrainas, por nuk është aq e vogël sa të trajtohet si diçka e pavlefshme.

Dhe çfarë po ndodh, diçka që është vërtetë shumë e rrezikshme me veriun e Kosovës, që të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit dhe teksa lehtësimi i dialogut të BE-së punon me të dyja palët, me Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, grupet ekstreme në veriun e Kosovës”, theksoi ai.