AKTUALITET, 11 Korrik 2023, 16:51

A do t’i hapet rrugë arrestimit të Ahmetajt? Debate në Këshillin e Mandateve, opozita përplaset me maxhorancën, ndërpritet seanca

A do t’i hapet rrugë arrestimit të Ahmetajt? Debate në

Me debate ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet kërkesa e SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt.

Mësohet se opozita ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, por ka pasur replika nga ana  e maxhorancës.

Në këtë moment është kërkuar dhe ndërprerja e mbledhjes për 5 minuta. 

Në sallë i pranishëm është vetë kreu i SPAK Altin Dumani, bashkë me prokuroren Enkeleda Millonai.